Parada shqiptare në New York (VIDEO)

Në Manhatan të New Yorkut të shtunën është zhvilluar “Parada Shqiptare”, aktiviteti ky i përvitshëm ku marrin pjesë mijëra shqiptaro-amerikanë.

Këtë vit, parada ka si temë arbëreshët dhe kulturën e tyre.

Parada shpalos kulturën shqiptare dhe shërben si një reklamë mjaft e efektshme që banorët e New Yorkut, turistët e shumtë të huaj që vizitojnë qytetin të njihen me vlerat shqiptare, raporton Zëri i Amerikës.

Meqenëse tema e këtij viti janë arbëreshët, në paradë merrte pjesë një delegacion nga Komuna e Greçit, apo Katundi siç quhet në arbërisht në provincën italiane të Aveninos.

Në këtë paradë, pjesëmarrës ishte edhe ish-kongresisti Joe Dioguardi, me një makinë klasike Cadilac, në të cilin kishte vendosur një portret të Nënë Terezës.