Paralajmërimi i Mogerinit për Maqedoninë. Ja për çka bëhet fjalë

Turqia, Qiproja dhe kontesti i emrit të Maqedonisë, ishin cështjet kryesore të cilat u disktuan në takimin mes Përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe ministrit grek të punëve të jashtme Nikos Kosias, njofton agjencia e lajmeve INA.
Pas takimit, i cili u zhvilluar në Athinë, Mogerini e theksoi rëndësinë e integrimit të rajonit të Ballkanit në familjen evropiane. Ajo shprehu besimin se në muajt e ardhshëm do të ketë më shumë mundësi dhe progres në bisedimet mes Athinës dhe Shkupit për kontestin e emrit.

Në anën tjetër, diplomati grek potencoi se e mbështetë integrimin e Maqedonisë në Union, por pasi të zgjidhet cështja e emrit kushtetues  të Maqedonisë.

Ai tha se, zgjidhja do të jetë më e lehtë në krahasim me të kaluarën, kjo për shkak të ndryshimit të qeverisjes në këtë shtet. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu