Paralajmërimi i zymtë: ISIS po planifikon ‘një shpërthim të madh’, të nivelit të 11 Shtatorit!

Shteti Islamik dhe grupet e tjera terroriste po planifikojnë të “gjejnë” më shumë aeroplanë në një komplot shkatërrues për të kryer një sulm tjetër të madh, të shkallës së 11 Shtatorit, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë i sigurisë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Elaine Duke, sekretare amerikane e Sigurisë Kombëtare, tha: “Organizatat terroriste, qoftë ISIS apo të tjerët, duan të realizojnë një shpërthim të madh, si ai i 11 Shtatorit. Ata duan të rrëzojnë avionë dhe Inteligjenca e ka të qartë këtë”.

Së fundmi xhihadistët po përdorin thika dhe sulme me kamionë, ndërsa planifikojnë të rrëmbejnë avionë në mizoritë e ardhshme.

Duke folur në ambasadën amerikane në Londër, Duke theksoi se si ISIS synon të mbajë ‘financat e saj’ dhe ‘anëtarët e angazhuar’ me komplote shqetësuese.

Ajo tha: “Krijimi i terrorit është qëllimi i tyre dhe kështu që një sulm me kamion apo edhe ndonjë më i vogël shkakton frikë – por nuk do të thotë se ata kanë hequr dorë nga sulmet me aeroplanë”.

“Ne mendojmë se niveli i kërcënimit terrorist kundër Shteteve të Bashkuara është shumë i lartë”, ka shtuar më tej ajo.

SHBA thuhet se ka marrë ‘masa ekstreme’ në një përpjekje për të parandaluar një sulm të madh terrorist, siç ishte ai i 11 Shtatorit në të cilat vdiqën 2.996 njerëz.

Sulmuesit vetëvrasës rrëmbyen aeroplanët dhe u përplasen në Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork dhe në Pentagon në Uashington më 11 shtator 2001. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu