Paralajmëron Thaçi: Provokimet serbe do vazhdojnë deri sa ta pranojë pavarësinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste për “Zërin” ka thënë se lidershipi i Kosovës ka instaluar politikë bashkëpunimi me drejtësinë ndërkombëtare, duke e konfirmuar gatishmërinë për t’iu përgjigjur Gjykatës Speciale.

Thaçi ka folur edhe për provokimet e vazhdueshme nga Serbia, duke thënë se ajo do të vazhdojë të sillet në këtë mënyrë derisa ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Provokimet nga shteti i Serbisë do të vazhdojnë derisa kjo e fundit ta njohë Kosovën dhe të heqë dorë nga politika e vet hegjemoniste dhe nacionaliste”, ka thënë presidenti i Kosovës, i cili ka shtuar se vendimi për ndalimin e trenit propagandues nga Serbia ka qenë vendim sovran i autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, përderisa autoritetet ndërkombëtare kanë qenë të njoftuara më pas për vendimin e ndalimit të hyrjes së këtij treni.

I pyetur se a do t’i përgjigjeni Gjykatës Speciale nëse do të ngrejë aktakuzë ndaj jush si njëri nga drejtuesit e UÇK-së, Thaçi ka thënë se lidershipi i Kosovës ka instaluar praktikë të bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu