Paraqitet raporti bombë në SHBA: Rusia ka dokumente komprometuese për Donald Trump

Presidenti Barack Obama dhe Presidenti i Zgjedhur Donald Trump kanë marrë në dorë javën e kaluar një raport me dokumete të klasifikuara që nëse vërtetohen janë vërtet shokuese.

Sipas dokumenteve, operativë të shërbimit sekret rusë kanë thënë se zotërojnë informacione komprometuese, personale dhe financiare, mbi Donald Trump.

Këto akuza të reja për spiunazhin rus u paraqitën si një përmbledhje me dy faqë që shoqëronte raportin mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Akuzat e kanë origjinën kryesisht nga një memo e përpiluar nga një ish-agjent i spiunazhit britanik, të cilin zyrtarët e inteligjencës amerikane e quajnë burim të besueshëm.
Këto akuza po hetohen nga FBI për të gjetur nëse janë të vërteta. Ato bazohen kryesisht në burime ruse, por detajet janë ende sekret.

Ato iu parqitën dy presidentëve në tranzicion, Obama dhe Trump nga katër drejtuesit më të lartë të shërbimeve sekrete amerikane, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare James Clapper, Drejtori i FBI-së, James Comey, Drejtori i CIA-s John Brennan, dhe Drejtori i NSA-së Admirali Mike Rogers.

Një nga arsyet kryesore të këtij hapi të jashtëzakonshëm të krerëve të sigurimit amerikan ishte të bëjnë të ndërgjegjshëm Presidentin e Zgjedhur për ekzistencën këtyre dyshimeve që po qarkullojnë lidhur me të nëpër agjensitë e spiunazheve, kongresistët dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë.
Akuzat gjithashtu vënë në dukje se fushata zgjedhore e Donald Trump ka shkëmbyer vazhdimisht informacione me qeverinë ruse.

Sipas raportit, Donald Trump gjatë një vizite të tij në Rusi kërkoi të qendronte në dhomën e hotelit ku kishte qendruar çifti Obama.

Ai kishte marrë pastaj në dhomë prostituta ruse të cilat i kishte vënë që të urinonin mbi krevatin ku kishte fjetur si ishte shprehur ai “Michelle Obama”.
Raporti nënkupton se shërbimi sekret rus ka përgjuar dhe regjistruar me audio dhe video perversionet seksuale të Presidentit të Zgjedhur Donald Trump dhe i ka shfrytëzuar tashmë ose do t’i shfrytëzojë si material komprometuese ndaj tij.

Disa figura të njohura të politikës amerikane kanë qenë në dijeni prej kohësh për informacionet komprometuese që Rusia ka mbi Donald Trump.

Në 9 dhjetor, për shembull, Senator John McCain i dha një kopje të raportit drejtorit të FBI-së, James Comey. Mirëpo FBI e kishtë në duar tashmë këtë raport kur u njoftua nga McCain.
Mbetet ende për t’u parë se si do të ndikojnë këto zbulime të reja në zhvillimet amerikane, vetëm pak ditë pasi Donald Trump pritet të betohet si Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu