Parku i Sarajit i lënë pas dore (VIDEO)

Mungesa e rekuizitave dhe lodrave për fëmijë, si dhe mungesa e tualeteve nuk janë karakteristikë vetëm e parkut të Çairit. Situatë e ngjashme mund të haset edhe në lokacionet tjera rekreative që janë ndër më të njohurat në Bashkinë e Shkupit, në lagjet ku banojnë shqiptarët.

Mungesa e rekuizitave dhe lodrave për fëmijë, si dhe mungesa e tualeteve nuk janë karakteristikë vetëm e parkut të Çairit. Situatë e ngjashme mund të haset edhe në lokacionet tjera rekreative që janë ndër më të njohurat në Qytetin e Shkupit, në lagjet ku banojnë shqiptarët.

Ekipi i TV Shenja u ndalua nga sigurimi i parkut të inçizojë pamje me arsyetimin se nuk mund të incizojnë pa marrë paraprakisht leje të posaçme nga ndërmarrja “Parqet dhe gjelbërimet”

Parku i Sarajit posaçërisht është i vizituar gjatë festës së 1 Majit, duke tërhequr qindra vizitorë. E përderisa nga kjo datë na ndajnë vetëm 8 ditë, parku i Sarajit do t’i presë vizitorët pa tualete të rregulluara, pa lodra për fëmijë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar nga vitet paraprake.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu