Partitë maqedonase nuk do bashkohen në Kërçovë

Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov, thotë se partia e tij nuk do të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit për zgjedhjet lokale në Kërçovë, ashtu siç kishte bërë në zgjedhjet e kaluara, njofton Portalb.mk.

“Për ne janë të rëndësishme konceptet që janë të rëndësishme për qytetarët, dhe jo koncepti etnik. LSDM në zgjedhjet e kaluara parlamentare i ka tejkaluar dallimet etnike. Për ne, në Maqedoni ekziston garë për koncepte që u ofrohen qytetarëve, nuk ekziston koncept etnik”, thotë deputeti i LSDM-së, Shilegov.

Nga ana tjetër, nga VMRO-DPMNE nuk japin sqarim konkret në lidhje me bashkëpunimin eventual mes tyre dhe LSDM-së në zgjedhjet lokale në Kërçovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu