Partitë politike në Maqedoni premtojnë rritje të rrogave, ja si do ta bëjnë këtë

Pagat në Maqedoni janë mizerje, por a mund realisht të rriten? Ekspertët janë optimist, por vetëm nëse ndodhin reforma thelbësore në politikat ekonomike. Pagë mesatare prej 30 mijë denarëve, deri në 60% pagë minimale më të madhe se ajo e tashmja 10.080 denarë. “Qumësht dhe mjaltë” po rrjedh nga foltoret në fushatën parazgjedhore në adresë të votuesve, njofton Portalb.mk.

Por shtrohet dilema sa këto premtime janë të realizueshme dhe për çfarë çmimi?

BDI: Paga minimale të harmonizohet me rritjen e pagës mesatare

Në programin parazgjedhor të BDI-së thuhet se në Republikën e Maqedonisë për herë të parë në fillim të vitit 2012 me ligj u rregulla çështja e pagës minimale dhe u soll Ligji për pagë minimale. Përcaktimi i pagës minimale ishte një vepër dhe sukses i madh dhe dëshmi se hapërojmë në rrugën drejtë për realizimin e interesave të punës, duke vlerësuar vlerat e dialogut social.

“Strategjia e rritjes së pagës minimale në periudhën 2016-2018. Me ndryshimet e bëra në ligj paga minimale u rritet nga 8,050 denarë në 10,080 denarë, në dinamikë prej tre vitesh, duke filluar nga marsi i 2014, e deri në mars të vitit 2016, edhe atë, nga marsi 2014, paga minimale u rrit nga 8,050 denarë në muaj në 8,800 denarë në muaj, na marsi i vitit 2015 paga minimale është 9,590 denarë dhe nga marsi i 2016-ës paga minimale është 10,080 denarë.

Gjithashtu me ndryshimet e fundit u përcaktua që paga minimale të harmonizohet me rritjen e pagës mesatare të gjithë të punësuarve në RM për vitin paraprak, sipas të dhënave të publikuara nga Enti shtetëror për statistikë dhe kjo dispozitë të fillojë me aplikim nga 1 janari i vitit 2018. Kjo do të thotë se me ligj punëdhënësit do të jenë të obliguar që të rrisin pagat në nivel të barazimit apo më shumë se paga e minimale”, premtohet në platformën e BDI-së

Rilindje me Besë premton rritje të pagës për 50 për qind

Në programin parazgjedhor të “Rilindje me Besë” premtohet rritje e pagës për 50 përqind në arsim dhe në mjekësi, në një mandat katërvjeçar.

“Çdo vit do të rritet nga 12.3 % rroga e punonjësve të arsimit dhe shkencës, ashtu që për katër vitet e ardhshme, rroga e tyre do të rritet për 50% (mënyra e rritjes së rrogave: shkurtimi i administratës së shkollave, përmes sistemit të tyre në administratën publike dhe shtetërore dhe ridestinimi i shpërndarjes se buxhetit për arsye strategjike në arsim) do të bëhet rritja e rrogave për mjekët dhe personelin ndihmës mjekësor – 50 % për një mandat katërvjeçar”, premtohet në platformën e Rilindje me Besë.

VMRO premton rritje pagash në sektorin publik

VMRO DPMNE premton se në Qeverinë e re të udhëhequr nga ajo, do të vazhdojë me politikën e rritjes së pagave të të punësuarve në sektorin publik

“Pagat do të rriten për 10,25 për qind në sektorin publik. 5 për qind në janar të vitit 2018 dhe 5 për qind në janar të vitit 2020.

Rritja e pagave është e realizueshme përderisa nuk ndodh ndonjë krizë serioze e jashtme e cila do të ndikonte negativisht mbi ekonominë dhe gjendjen financiare të Maqedonisë. Rritja e pagave do të kontribuon në përmirësimin e standardit jetësor të të punësuarve në shëndet, kulturë, social, gjykatë, policia, ushtri dhe të gjithë të punësuarve në administratën shtetërore dhe ne sektorin publik.

Presim që rritja e pagave në sektorin publik të bëhet së bashku më rritjen graduale të pagave në sektorin privat, në përputhje me rritjen ekonomike dhe përmirësimin e gjendjes në sektorin privat, si dhe parashikohet rritja e pagës minimale”, premtohet në platformën e VMRO-së.

LSDM: Deri në 2020 paga minimale do të arrin 16 mijë denarë

LSDM garanton që do të rritë pagën mesatare si dhe rritje të pagës minimale deri në vitin 2020.

“Garantojmë paga më të lara, ku paga mesatare do të jetë deri 30 mijë denarë. Në një familje me dy të punësuar, të kenë të hyra prej një mijë euro dhe kështu do të kenë para për ushqim, fatura si dhe për pushim.
Do të kthejmë dinjitetin e punëtorëve dhe do të sigurojmë me ligj pagë minimale prej 12 mijë denarë qysh duke filluar nga viti 2017. Qëllimi jonë është që deri në vitin 2020 të sigurojmë pagë minimale prej 16 mijë denarësh. Kjo do të thotë që një familje me dy të punësuar të jetë në gjendje të mbulojë harxhimet e nevojshme për jetë”, premtohet në platformën e LSDM-së.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu