Parukieri i Kate Middleton zbulon disa sekrete “mbretërore” për flokët

Është padyshim një nga femrat që tërheq vëmendjen në çdo dalje të saj. Komentet janë të shumta, për fizikun, veshjen e flokët. Është vënë re që Kate Midleton iu shmanget ndryshimeve të dallueshme në ngjyrë e prerje dhe gjithmonë ruan pothuajse të njëjtin stil.

Shumë femra e kanë zili për thjeshtësinë dhe bukurinë që rrezaton. Shumë të tjera e kanë shembull. Nëse edhe ju doni të keni flokë si të Kate, atëhere po ju zbulojmë disa sekrete. Më saktë ia u zbulon Daniel Galvin Jr. ( i biri i Daniel Galvin që ishte parukieri personal i Princeshë Dianës), i cili në një intervistë për Marie Claire tregoi disa sekrete “mbretërore” për flokë perfekte.

Mënyra e krehjes së flokëve.

kate1

Mëso t’i krehësh flokët nga mbrapsht. “Shumica e femrave do e kenë vënë re që flokët e tyre hollohen vazhdimisht në pjesën e përparme, atje ku fillon krehja. Ky është një zakon që duhet ta shmangin, për të mos i dëmtuar ato më shumë. Zgjidhja është shumë e thjeshtë. Krihini flokët me kokë poshtë dhe gjithmonë mbani me vete një krëhër me dhëmbë të rrallë”.

Kushtoi kujdesin e duhur pH-ë të lëkurës së kokës.

kate2

Me pak fjalë, kur lëkura është e shëndetshme, edhe flokët janë. Përdorni shampoo që kanë pH neutral, 5,5.

Lëreni maskën të bëjë punën e saj.

kate3

Shpesh herë aplikoni në flokë maska që qëndrojnë pa qënë nevoja të shpëlahet floku (leave-in masca). Kështu flokët do të duken më natyrale dhe plot shkëlqim.

Tharrje e saktë.

kate4

“Kate ka flokë të shëndetshëm sepse kujdeset shumë për to. Është shumë e rëndësishme të mos afroni shumë tharrësen pas flokëve, kur i thani ato.

Provoni diçka ndryshe.

kate5

Daniel Galvin Jr. tregon se përdorimi i nxehtësisë ndihmon që proteinat e trajtimeve të ndryshme të hyjnë në thellësi të fijeve, duke bërë në këtë mënyrë njëkohësisht fijet sa të forta aq edhe të buta. Metoda që ai propozon është kjo. “Merrni një peshqir të vogël dhe vendoseni në mikrovalë për disa minuta. Në vazhdim bëni masazh me maskën e flokëve dhe mbështillini me


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu