Pas arrestimit të Milaim Zekës, reagon bashkëshortja e tij

Edlira Qefalija – Zeka, gruaja e deputetit Milaim Zeka ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit të saj për veprën penale “Mashtrim” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Ajo në profilin e saj në Facebook ka hedhur kritika të mëdha ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovës, kështu duke e quajtur të kapur dhe nën presion nga ‘shantashuesit e paskrupullt”.

Postimi i plotë i Edlira Qefalija-Zeka:

“Kjo është e vërteta. S’kam asnjë presje cka t’i ndërroj.Gjyqet publike ndaj figurave të ndryshme janë ende hallva që gëlltiten të papjekura, sepse frika që prokuroret dhe gjykatësit ndiejnë para presionit të disa shantazhuesve të paskrupullt është në fakt rezultati real i gjithë asaj çka është instaluar në Kosovën e haraçit, gazit lotsjellës, zolës, intimidimit dhe turpit. Ju mbulojini turpet tuaja me sulme të tilla, por drejtësia do vihet në vend’, ka shkruar Edlira Qefalija Zeka.

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, është arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në një skemë mashtrimi me viza pune në Gjermani për 920 kosovarë./Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu