Pas Koresë të Veriut edhe Irani sfidon perëndimin duke testuar me sukses raketën balistike

Pas Koresë së Veriut, është Irani ai që sfidon Presidentin amerikan me testimin e një rakete. Lëshimi i Khoramshahr me një rreze veprimi prej 2000 km u transmetuar live në televizionin shtetëror.

Nuk dihet me saktësi se ku u zhvillua testimi i raketës së re e më të avancuar balistike.

Në OKB të martën, Trump e kritikoi ashpër programin raketor të regjimit të ajatollahëve e bashkë me të, sulmi edhe marrëveshjen atomike të arritur nga paraardhësi i vet Barack Obama me Teheranin në 2015-n.

Dy ditë më pas, presidentit iranian Hassan Rouhani njoftoi se në këmbim, Irani do të rrisë fuqinë e tij ushtarake. Raketa Khoramshahr ishte e para e prezantuar gjatë paradës ushtarake të zhvilluar të premten në kryeqytetin irakian. Sipas mediave të huaja, ajo është e aftë të bartë koka të shumëfishta raketore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu