Pas Lu-së edhe Delawie kundër deklaratave për bashkimin kombëtar

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i ka cilësuar si të “pakujdesshme” deklaratat për mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

“Qeveria amerikane e mbështet sovranitetin edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë. Ne jemi kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim dhe të reagimeve të tepruara ndaj deklaratave të tilla, të cilat minojnë qëndrueshmërinë në rajon”, tha Delawie në një deklaratë për “Radion Evropa e Lirë”.

Reagimi i tij erdhi pas intervistës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, për portalin “Politico”, në të cilën tha se rruga e hapur drejt integrimeve evropiane dhe perspektiva e qartë janë mënyra e vetme që Ballkani të jetë i qetë “por nëse kjo shpresë, perspektivë, mungon atëherë unionet e vogla mund të ndodhin”.

Pas kësaj Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, “atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme”.

Lidhur me këtë deklaratë, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vucic, tha se “Ne i lusim, po e përsëris, i lusim që me deklarata të tilla të mos dalin në publik, sepse ato nuk u kontribuojnë marrëdhënieve të mira në rajon dhe as krijimit të atmosferës së bashkëpunimit dhe punës së përbashkët në projekte të rëndësishme.”

Ndërkohë, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Maja Kocijançic u dhpreh se “Ballkani Perëndimor ka një perspekitvë të qartë dhe për këtë punohet së bashku me partnerët në rajon, mbi parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu