Pas prishjes së Xhamisë, namazi në Zemun të Serbisë falet në rrugë (FOTO)

Sot Xhemati musliman që jeton në Zemun të Beogradit, pas prishjes së Xhamisë e ka falur namazin e Xhumasë në rrugë përpara Xhamisë së rënuar. raporton portali “tetova1”.

Përfaqësues komunal nga Komuna e Zemunit afër Beogradit, të përkrahur nga xhandarmëria, tri orë para mëngjesit kanë rrënuar një xhami.

Lajmin për Al Jazeera e ka konfirmuar, kryetari i Asamblesë së Përgjithshëm të Bashkësisë Islame të Serbisë, Muhammad Jusufapahiq, transmeton Klan Kosova.

Banorët lokal kanë parë se qindra pjesëtarë të xhandarmërisë kishin bllokuar qytetarët që të kenë qasje te objekti në mënyrë që autoritetet ta kryejnë rrënimin e objektit.

Jusuf Spahiq ka thënë se zonat rreth xhamisë në Zemun ishin të rrethuara me dhjetë autobusë me policë, kurse si kundërpërgjigje thirrjet e qytetarëve ishin “Edhe kur jemi djegur kemi qenë më të fortë”.

Objekti i xhamisë, është konsideruar se ka nisur të ndërtohet pa leje, andaj është bërë rrënimi.
Ky aksion është kundërshtuar nga shqiptarët por edhe besimtarët që i përkasin besimit Islam atje. Ky objekt i xhamisë është rrënuar një natë para fillimi të muajit të Ramazanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu