Pasuria 1 mln USD, sa vite burg rrezikon Alfred Peza për akuzën e evazionit fiskal

Sot u njoftua se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet, për pasurinë e deputetit Alfred Peza.
Ky zhvillim erdhi pas daljes së një dokumenti të përdorur gjatë një procesi gjyqësor, që ai kishte 7 vite më parë me ish-bashkëshorten e tij për detyrimin financiar ndaj djalit.

Peza deklaron se e gjithë shuma prej 1.3 miliard lekësh të vjetra që ai ka përdorur për të blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë është siguruar, në kohën kur ai nuk ishte bërë deputet, por drejtues mediash ku paguhej me rroga shumë të larta.

Por vërtetimi i Ora News për pagën e tij si drejtor gjatë vitit 2010, tregon se Peza paguhej në mënyrë modeste për pozicionin dhe shumën e lartë që ka “kursyer”, vetëm 800 mijë lekë të vjetra.

Në këtë situatë duket se për organin e akuzës kanë lindur dyshime se; ose Peza gënjen për rrogën e lartë që pretendon, ose vërtetimi i televizionit është i falsifikuar, ose pagesa e tij ka funksionuar “me dy bordero”.

Në të gjitha rastet, kemi të bëjmë me vepër penale. Por sa rrezikon deputeti Peza nëse hetimi e nxjerr fajtor qoftë edhe vetëm, për akuzën për evazion fiskal?/Syri.net/

Ja çfarë thotë Neni 180 i ndryshuar së fundmi në Kodin Penal

Neni 180

Fshehja e të ardhurave

(Ndryshuar me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 36)

Fshehja apo shmangia nga pagimi e detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara, apo deklaratave ose informacioneve të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët, përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, apo kontributit, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me

vlerë më të lartë se pesë milionë lekë, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me

vlerë më të lartë se tetë milionë lekë, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu