Pazari politik për t’i falur detin Greqisë, prokuroria pushon hetimet për firmëtarët

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për marrëveshjen e detit me Greqinë pas me shume se dy vitesh hetim. Burime zyrtare nga ky institucion thonë për Tv Klan se gjate hetimit nuk u gjeten elemente te veprës penale të kryera nga grupi negociator dhe personat që firmosën marrëveshjen. Por prokuroria nuk pranoi të japë sqarime zyrtare për arsyet qe e çuan hetuesit  drejt këtij vendimi. Gjatë periudhës se hetimit u pyeten 11 anëtarëte e grupit të cilët deklaruan se kishin respektuar ligjin se dhe marrëveshja nuk prekte ujerat territorialë shqiptare. Mësohet se për këtë çështje u pyeten kryenegociatori Ferit Hoxha, kundëradmirali Kristaq Gerveni në atë kohë zv Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Gjithashtu Gazmend Turdiu ish Sekretari i Përgjithshëm në ministrinë e Jashtme dha sqarimet e tij.

Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufinjtë detar mes dy vendeve u nënshkrua me 26 janar 2010 në Tiranë. Pakti u firmos nga dy ministrat e Jashtëm të asokohe Dora Bakojanis nga pala greke dhe Lulzim Basha ish-minister i jashtëm. Marrëveshja e prillit 2010 hapi debate të pasi gjykata kushteteuse e rrezuoi pkatin duke e shapllur antikushtetues. Sipas vendimit të gjykatës marrëveshja cenonte integritetin territorial te Shqipërisë. Kallëzimi për marrëveshjen ishte bere nga ministria e jashtme e cila dyshonte se shtetit grek iu fal territor dhe zyrtaret duhet te hetoheshin për akuzën e marrëveshjes për falje territori.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu