PDK: Ka tendenca për inkriminim të luftës së drejtë të UҪK-së

Partia Demokratike e Kosovës me anë të një komunikate ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila konfirmuar dënimin  e ish-pjesëtarëve të Shtabit të Përgjithësomë të UÇK-së, në rastin “Drenica 2”

PDK ka vlerësuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe ka respektuar çdo normë ndërkombëtare e që është dëshmuar në shumë procese

Por sipas PDK-së rasti I fundit në grupin “Drenica 2”, tregon se ka tendenca e inkriminimit të luftës së drejtë të UҪK-së

“Rasti i fundit tregon një shpërfaqje të re të një qasje të tillë ku jo vetëm denimi, por edhe i tërë procesi ishte një tendencë e mohimit të vlerave tona sublime dhe dënimit të figurave të larta edhe në kundërshtim me vetë standardet e drejtësisë të njohura në botë dhe ligjet e Kosovë”.

“Me këto dënime jo të  drejta, haptazi vërehet tendenca e inkriminimit të luftës së drejtë të UҪK-së dhe e krijimit të baraspeshës në mes luftës së drejtë të UҪK-së dhe agresionit të Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Tutje aty thuhet se PDK ka qëndrim të qartë për drejtësinë si sistem i pavarur, profesional dhe i pa anshëm, por në ҁdo rast të cenimit të këtij parimi, si në këtë radhë, fton instituiconet relavante vendore dhe ndërkombëtare që të veprojnë sipas ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare në ҁdo rast dhe të korrektojë ҁdo padrejtësi që është vërejtur gjatë këtij procesi gjyqësor, që nuk duhet të jetë pjesë e jetës juridike të një shteti demokratik.

“Ne vazhdojmë të besojmë në pafajësinë e luftëtarëve dhe në luftën e drejtë të UҪK-së, si dhe kërkojmë veprime që mbrojnë imazhin e drejtësisë. Nuk do të pajtohemi me aktgjykime që kanë për bazë motive tjera jashtë drejtësisë”, thuhet në komuniaktën e PDK-së./ lajmi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu