Pele e di se kush do ta fitojë “Topin e Artë” (FOTO)

Pele thotë se Ronaldo aktualisht është lojtari më i mirë në botë, duke konfirmuar kështu se “Topi i Artë” mund të shkojë sërish për portugezin.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është në qendër të vëmendjes nga gjitha mediat botërore, pas raporteve se mund të largohet gjatë verës nga “Santiago Bernabeu”.

E përditshmja sportive portugeze, A Bola, gjatë ditës së premte lëshoi “bombën” duke raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, dëshiron të largohet nga Spanja, transmeton Gazeta Express.

Bëhet e ditur se e gjitha kjo po ndodh pasi portugezi është i dëshpëruar pas akuzave për evazion fiskal prej 14.7 milionë euro dhe nuk e ndjen përkrahjen e Real Madridit.

Sido që të jetë, legjenda e futbollit botëror, Pele, nuk ka dashur të flasë për gjëra të tilla, por për atë se cili është lojtari më i mirë në botë, duke zgjedhur mes Leo Messit e Cristiano Ronaldos.

Pele thotë se nuk ka asnjë dyshim se sot për sot CR7 është më i miri në botë, sinjale këto se portugezi është rrugës së mirë për të fituar sërish “Topin e Artë”, që do të ishte i pesti në karrierë.

“Kam pasur mundësin që disa vite më parë t’ia jap unë trofeun (Topin e Artë). Nuk ka dyshime. Sot për sot nuk ka dyshime, Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë”, tha Pele.

Nëse Ronaldo fiton sërish “Topin e Artë”, do të barazonte Leo Messin, i cili është fituesi i pesëfishtë të këtij çmimi, më shumë se çdo lojtarë në histori të futbollit. /Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu