Për këtë arsye këngëtarja e “Daba Daba” u martua kaq shpejt

Ditën e djeshme, befasishëm, Nita Krasniqi, këngëtarja e dikurshme e cila njihet për hitet e mëdha për fëmijë, i dha fund beqarisë. Në fillim të 20-tave, ajo kurorëzoi dashurinë me Valton Hotin, konsiderueshëm më i madh në moshë.

Dyshja kishin rreth dy vite së bashku por ishte një arsye më e madhe ajo që i shtyu të kurorëzojnë dashurinë në mënyrë të befasishme. Prive.al nga burime pranë çiftit ka arritur të mësojë se thuhet që Nita është disa muajshe shtatzënë dhe kjo ka qenë arsyeja e kurorëzimit të lidhjes në këtë moment.

Ai ishte përfolur për lidhje me ikona të bukurisë kosovare, respektivisht vajza që ndër vite kanë marrë kurorën e Miss-it. Çifti, të trashëgohen!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu