Për Todorovin e VMRO-së ndodhitë në Kuvend mund ta “shuajnë” Maqedoninë

Për LSDM-në kjo është luftë për pushtet, kurse për ne kjo është luftë për shtetin, deklaroi mes tjerash Nikolla Todorov në intervistën në Nova Tv, përcjell FLAKA.

Ai deklaroi se nuk është diçka e re në demokraci të ndryshojë pushteti dhe kjo nuk është çudi, por thotë është e çuditshme se si ajo është bërë në kundërshtim me Kushtetutën, në mënyrë jo legjitime dhe jo të rregullt.

“Ne besojmë në demokraci, në Kushtetutë, ligjet, proceduart. Nëse nuk respektohen proceduart dhe çdokush kush është në pozitë mund të vendos se çfarë do të bëjë diçka në kundërshtim me ligjet, kjo nuk është demokraci. Ajo nuk duhet të lejohet, atëher bie sovraniteti, shteti, atëherë dikush mund të na kontestojë edhe shtetin”, thotë Todorov. FLAKA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu