Për Vitin e Ri, WhatsApp theu rekord me 63 miliardë mesazhe të dërguara!

Nata e vitit të ri bëri që të dërgohen 63 miliardë mesazhe në WhatsApp, njofton Facebook, që është kompania pronare e shërbimit të mesazheve mobile. Prej këtij totali, 14 miliardë mesazhe janë dërguar vetëm në Indi.

8 miliardë mesazhe kishin imazhe të bashkangjitura ndërsa 2.5 miliardë mesazhe tjera në WhatsApp ishin me video.

Vlera prej 63 miliardësh është e rëndësishme pasi që në prill të vitit që lamë pas, Facebook kishte deklaruar se Facebook Messenger dhe WhatsApp në kombinim bënin dërgesa mesazhesh prej 60 miliardë.

Në janar të 2016, WhatsApp ishte përgjegjëse për 30 miliardë mesazhe në ditë ndërsa kjo shifër u rrit në 42 miliardë në muajin shkurt./Telegrafi