“Përballja” Trump-Rama në samitin e NATO

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Samitin e NATO që zhvillohet në Bruksel, së bashku me liderët e tjerë botërorë.

Pjesëmarrja e Ramës në këtë samit ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat shqiptare, për shkak se aty ndodhet edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Kujtojmë se Kryeministri Rama kritikoi Donald Trump gjatë fushatës presidenciale amerikane, duke thënë se është fatkeqësi për SHBA në rast se zgjidhet President.

Këto deklarata Kryeministri Rama ndoshta “i ka harruar”, por ato janë ende të freskëta për administratën Trump.

Sikurse mund ta shikoni nga fotot e mëposhtme, Rama ndodhet në resht të fundit në anën e majtë, disa karrige prapa Kancelares Angela Merkel. Të paktën, e vetmja gjë pozitive është fakti se Kryeministri është veshur me kostum, ndryshe nga një ditë më parë kur në takimin me Mogherinin dhe liderët e Ballkanit kishte shkuar me çitjane dhe atlete. /SYRI.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu