Përfundon seriali ‘Fate të Kryqëzuara’, ja si festuan aktorët (VIDEO)

Seriali “Fate të Kryqëzuara” i cili po transmetohet në TV klan dhe ka mbërthyer gjithë audiencën para ekranit, ka përfunduar, por jo në Shqipëri.

Ky serial në Turqi është drejtë fundit, ndërsa në TV KLAN vazhdon transmetimi ende.

Priten një sërë ngjarjesh që do të ndryshojnë rrjedhën e serialit dhe do ta bëjnë atë interesant deri në serinë e fundit. Ngjarje dhe sfida nga jeta reale do të paraqiten në seritë e mbetura të këtij seriali.

Por në Turqi më 27mars do të transmetohet seria e fundit dhe kështu xhirimet e tij në teren sapo kanë përfunduar dhe për këtë gjë kanë festuar të gjithë aktorët.

Në një video të postuar në instagram nga Xhihani ata shihen tepër entuziastë dhe e kanë shoqëruar këtë mbyllje të gjithë se bashku me duartrokitje.

Por një detaj nuk na ka shpëtuar nga kjo video, Dilara dhe Xhihani janë në qendër të grupit. Dilara është e veshur në të bardha dhe Xhihani me kostumin e dhëndëri, është kjo një shenj që ata përfundojnë se bashku e të lumtur, pas vdekjes së Aishes, Gylserenit dhe Harunit me të cilët ata u dashuruan? Mbetet të shohim, këtë serial i cili çdo ditë na surprizon./opinion.al

 

Son

A post shared by Erkan Petekkaya (@erkanpetekkaya) on


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu