Përfundon takimi i Ahmetit dhe Selës me Zaevin, ja çka thotë Ahmeti

Ka përfunduar takimi i dy liderëve partive politike shqiptare, Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev.

Ali Ahmeti pas takimit ka thënë se java që vjen do të jetë një javë me fillim të mbarë.

“Sigurisht që gjitha palët janë të interesuar që sa më shpejt ky kapitull të mbyllet. Besoj se fillimi i javës së ardhshme do jetë një fillim i mbarë”, ka thënë Ahmeti, transmeton Aktuale.mk.

Lidhur me mopraninë e kreut të Besës Bilall Kasami në këtë takim, Ahmeti ka thënë se ata bisedimet i zhvillojnë veçmas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu