Përgjimet, Izraeliti merret në pyetje: Pajisjen e kam të ligjshme, kam ardhur disa herë në Shqipëri (VIDEO)

Izraeli Yoram Frig këmbëngul se nuk ka kryer asnjë përgjim në Shqipëri, por vetëm ka kontrolluar ambientet e shtëpisë, zyrave dhe makinave të një personazhi të njohur të biznesit dhe politikës, që mendohet të jetë Tom Doshi.

Prokuorët e kanë rimarrë në pyetje sot për programet që disponon pajisja “Omni Spectral Correlator 5000”, e cila pritet ti nënshtrohet ekspertizës nga policia shkencore.

Ai ka thënë se nuk kam kryer vepër penale, duke treguar se kishte ardhur edhe 2 herë të tjera në Shqipëri me të njejtën pajisje.

Në asnjë rast, ka thënë izraeliti Frig, nuk jam proceduar nga policia apo prokuroria shqiptare, pasi të disponosh një pajisje të tillë nuk është vepër penale.

Po kështu detektivi izraelit ka treguar edhe licencat që i mundësojnë ushtrimin e aktivitetit. Ai ka pretenduar se pajisja kryen të njejtin funksion si një detektor metal-kërkues por në rastin konkret kap valët e pajisjeve të përgjimit dhe identifikon vendndodhjen e tyre (çimkave).

Burimet thonë se prokurori Ndini tavani, veç pyetjeve teknike kërkon nga ekspertët të konstatojnë nëse pajisja kryen përgjime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu