Përgjimet zbulojnë skenarin e Qeverisë VMRO-BDI për “Monstrës”

Dalin fakte të reja që risin dyshimet se rasti “Monstra” mund të ketë qenë I parapërgaditur dy vite para se të ndodhte vrasja e pesëfishtë dhe për po aq kohë janë kërkuar edhe fajtorët kujdestarë të cilëve do tu hidhet faji. Dy vite para se të ndodhë vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, të akuzuarit në rastin “Monstra” kanë filluar të përgjohen nga policia sekrete. Kështu shkruan javorja në gjuhën maqedonase “Fokus” në numrin më të ri. Me këtë informatë në shesh dalin shumë dyshime lidhur me këtë rast që përfshijnë Qeverinë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe BDI. Inskenimi I parapërgaditur mbetet pista kryesore e dyshimit. “Vallë Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim ka pasur njohuri se do të ndodhë një vrasje e pesëfishtë dhe nëse po përse nuk e kanë parandaluar? Poashtu me rëndësi është që të zbulohet nëse fakti që të dënuarit kanë qenë të përgjuar para ngjarjes do të thotë se rasti “Monstra” është i montuar ndërsa porositësit dhe autorët po fshihen ashtu siç edhe dyshojnë familjarët e të vrarëve dhe të dënuarve”, theksohet më tej në tekstin e javores. Por këto informata çojnë drejt dyshimeve se rasti mund të jetë i inskenuar. Gazeta pyet përse institucionet kompetente nuk kanë ndërmarë asnjë veprim nëse për dy vite radhazi kanë përgjuar dhe e paskan ditur se një grup organizon një vrasje të tillë? Kjo gjithsesi se nuk mund të jetë pasojë e paaftësisë për të penguar vrasjen. Andaj informatat më te reja bëjnë që dyshimet kryesore të jenë se përgjimet kanë qenë hapi i parë drejt inskenimit dhe përgaditjes së vrasjes, ndërsa përmes përgjimeve skenaristët kanë kërkuar viktimat kujdestarë për t’ua hedhur fajin dhe në këtë rast viktimë e skenarit kanë rënë 6 shqiptarët tanimë të dënuar me burg të përjetshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu