Personi që kishte humbur duke fluturuar me balonën e tij

Një person po fluturonte me balonën e tij shumë afër me tokën dhe dukej qartë që kishte humbur dhe nuk ia kishte haberin në çfarë vendi ndodhej. Ai pikas dikë të veshur mirë dhe i thërret: ”Zotëri! Të lutem më trego në ç’vend jam!” Zotëria hodhi një vështrim lart dhe nxorri menjëherë një busull, një aparat elektronik dhe filloi të bëjë matje, të cilat i shënonte në një bllok. Në fund, ai iu drejtua personit të balonës duke i thënë: ”Gjendesh 50 m mbi tokë, 30 gradë në lindje, në koordinatën. Personi në balonë e ndërpreu duke i thënë: ”Besoj se profesioni juaj duhet të jetë këshilltar, apo jo?” Burri iu përgjigj: ”Ashtu është, këshilltar jam. Por si e kuptove këtë?!” Personi i balonës iu përgjigj: ”Sepse unë të pyeta në çfarë zone gjendem, kurse ti më bombardove me informacione të sakta, por të pavlefshme për mua.”

Atëherë këshilltari ndërhyn dhe i thotë: ”Po, edhe unë besoj se jeni drejtor. Apo jo?”
Personi në balonë u habit nga ky parashikim i saktë dhe e pyeti: ”Ashtu është, por më thuaj, si e kuptove këtë?!” Këshilltari iu përgjigj: ”Sepse nuk e di as ku je dhe as ku dëshiron të shkosh, megjithatë fajin ua hedh të tjerëve.”

Morali:
Logjika të çon nga pika A tek pika B, sakaq imagjinata të sorollat lart e poshtë. Nëse nuk e shpjegon siç duhet një çështje, shkurt muhabetit, nuk e ke kuptuar siç duhet. Nuk mjafton të dish çfarë thua, por ta thuash siç duhet.

Nga: Elmaz Fida


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu