Pesë hajna të armatosur deri në dhëmbë u futën në një shtëpi, kur panë pronarin me çka po iu afrohej ikën si të çmendur (VIDEO)

Në Florida të Shteteve të Bashkuara ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, ku një burrë me shkop të drurit dhe me hanxhar, ka arritur të përzë pesë plaçkitës të armatosur që ishin futur në shtëpinë e tij.

Pronari i shtëpisë po qëndronte ulur në oborr me një djalë të ri që besohet të jetë biri i tij, kur personat e armatosur e maskuar u futën në oborr. Por, ai nuk qëndroi duarkryq dhe menjëherë vrapoi për të marrë shkopin e drurit, për t’iu vërsulur plaçkitësve.

Dhe duket se shkopi nuk i frikësoi edhe aq burrat e maskuar, dhe kështu pronari i shtëpisë shkoi për të marr një hanxhar gjigant me të cilin i sulmoi dhe, ky tentim rezultoi me sukses pasi ata menjëherë u zmbrapsen.

Por, falë fqinjëve që u treguan vigjilent dhe i telefonuan policisë, tre nga personat e armatosur i arrestoi të cilët i mbante pronari i shtëpisë me hanxhar në kokë, ndërsa dy tjerë i kapën më vonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu