Pjesëmarrja e ulët, ja sa shqiptarë kanë bojkotuar zgjedhjet

Sipas të dhënave paraprake të raportuara deri në orën 19:00, kur zyrtarisht duhej të mbylleshin qendrat e votimit, vetëm 37 % e shqiptarëve kishin marrë pjesë në votime.

Nëse i referohesh po të dhënave zyrtare, në listat e zgjedhësve janë regjistruar 3.45 milion shqiptarë.

Por ky numër dihet që është shumë i fryrë për arsye të pranisë në lista të emigrantëve, prej të cilëve ka shumë që nuk kanë votuar kurrë.

Por nëse ul numrin e emigrantëve, supozohet që afro 2.2 milion shqiptarë që kanë emrat në lista janë edhe fizikisht në Shqipëri. Pra janë rezidentë të Republikës së Shqipërisë.

Në zgjedhjet e vitit 2013″>2013, kanë votuar afro 53 % e shqiptarëve, ose 1.75 milion shqiptarë.

Një mesatare që u mor shumë e lartë duke pasur parasysh emrat jo prezent në lista. ndërkohë, deri në oran 19:00 pra në të njëjtat kushte si në 2013″>2013 kanë votuar vetëm 37% e Shqiptarëve, pra afro 16 % më pak se në vitin 2013″>2013.

Nga 3.45 milion që janë sot prezent në lista, vetëm 37 % kanë votuar. pra afro 1.3 milion votues. Kjo shifër është afro 450 mijë vota më pak se sa në vitin 2013″>2013.

Rënia është padyshim më e madhja në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri në rrethana normale, shkruan Opinion.

Bojkoti ka qenë i paralajmëruar për arsye të fushatës së zbehtë dhe mungesës së motivimit të qytetarëve. po ashtu, mungesa e ofertës serioze ishte një tjetër shkak.

Nuk duhen anashkaluar vapa mbytëse dhe festa e Bajramit që kanë luajtur një rol. Por padyshim arsyeja është politike. Në Tiranë kishte më shumë myslimanë që falnin bajramin në agim në Sheshin Skënderbej se sa në qednrat e votimit. Kë do të favorizojë ky bojkot, mbetet për t’u parë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu