Plani dhe imponimi rus në Maqedoni

Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë është politikisht e paralizuar. Shteti është prej katër muajsh pa qeveri. Partisë socialdemokrate i është refuzuar mandati për krijimin e qeverisë përkundër që ka shumicën parlamentare, shkruan fillimisht media pan-europiane “Euronews”.

Socialdemokratët (LSDM)  dhe partia e nacionalist konservatorëve (OBRM) në zgjedhjet e 11 dhjetorit dolën me rezultat kokë më kokë, megjithatë me ndihmën e partive shqiptare qeverinë mund ta krijojë LSDM.

Ekziston frika se shumica e re parlamentare mund të sjellë tensione. Zyrtarisht pretendohet se partitë shqiptare do kenë më shumë ndikim në shtet. Jo-zyrtarisht anëtarët e partisë OBRM nuk duan ta humbin imunitetin. Kundrejt shumë sosh ka procedura penale.

Ndikimi rus në Maqedoni

Rusia ka folur gjithashtu për situatën në Maqedoni. Shefi i LSDM, Zoran Zaev thotë, “ndikimi rus është veçanërisht i dallueshëm, kur shikon shtimin e personelëve rusë, komentet e ministrisë së jashtme ruse dhe po të marrësh në konsideratë veprimet e ambasadës ruse. Banorët këtu mbështesin BE dhe NATO gjithmonë e më pak. Rënia në fakt është shumë e vogël, por megjithatë është e dukshme. Nëse nuk merren masa si në të kaluarën për të rritur interesimin e banorëve për BE dhe SHBA, Rusia do ketë më shumë hapësira për të përmbushur interesat e saj.”

Për ministrin e jashtëm maqedonas, Nikola Popovski, është normale që Moska përpiqet të shtrijë ndikimin. “Rusia mbron interesat e saj, kjo është legjitime. Por kjo pyetje mund t’u parashtrohet të gjithë shteteve tjera të BE. Sepse kjo nuk ndodh vetëm në rajonin tone ose në vendet kandidate për anëtarësim në Ballkan,” mendon Popovski.

Korrespodenti i euronews, Borjan Jovanovski, mendon:

“Historikisht Ballkani ka qenë vend gjeostrategjik dhe interesant për Rusinë dhe Fuqitë perëndimore. Tensionet e fundit mes BE dhe Rusisë mund të vërehen gjithashtu edhe në rajonin e Ballkanit. Kjo e bën Ballkanin gjithmonë e më jo-stabil.”/Botasot


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu