Plani “Kallashnikov” për Kosovën: SHBA ose të njohë Krimenë, ose t’i kthejë Beogradit-Prishtinën

Kallashnikov, që nuk ka fare lidhje me armën më të famshme të të gjitha kohërave, automatikun Ak-47,  por që është kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe Euroazinë në Dumën Ruse, ka dhënë një farë mënyre recetën zyrtare të Moskën në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd.

Siç bën të ditur agjencia serbe Tanjug, Kallashnikov i kërkoi presidentit amerikan Donald Trump dhe BE-së që përpara bisedimeve për sovranitetin e Kosovës në të ardhmen, territori i Kosovës duhet t’i kthehet formalisht dhe zyrtarisht Serbisë me një akt ndërkombëtar.

“Ata flasin për sovranitetin e Ukrainës me Krimenë në mënyrë cinike. E hapën vetë kutinë e Pandorës. Ata e prishën rrugën vetë në Jugosllavi”, ka thënë Kallashnikov.

Duhet thënë se mund të duket si paradoks por Krimea si pushtim rus është mbështetur tek preçedenti i Kosovës. Dhe në një farë mënyrë interesi ynë për Kosovën përputhet me interesin rus për ta mbajtur Krimenë edhe mbi preçedentin që pritet të jetë bazë në njohjen e ardhshme të shtetit të Kosovës nga Moska.

Dhe këtë e ka thënë edhe ish-kancelari gjerman Gerhard Schroder në intervistën për revistën gjermane Stern.

Schroder që është kreu i bordit të Gazprom për Gjermaninë dhe drejtuesi i gazësjellësit Northstream, pra që është i lidhur me rusët, thekson se Moska nuk do të largohet nga Krimea, duke deduktuar kështu edhe një largim nga qëndrimi aktual i Kosovës.

Dhe ndoshta ky është mesazhi që Kallashnikov, si përfaqësues i lartë i parlamentit rus përcjell në botë, si një shkëmbim të ardhshëm të politikës botërore.

Pra që Perëndimi duhet të braktisë Krimenë për të marrë në këmbim një njohje të Moskës për Kosovën.

Dhe nëse ndodh kjo, pra që Rusia ta njohë Kosovën, vendimi i Beogradit do të ishte më shumë se një akt formal por një braktisje edhe de jure i Kosovës.

Leonid Kallashnikov, nuk ka asnjë lidhje me shpikësin e pushkës automatike AK-47, madje pak vjet më parë, i ndjeri Mikhail Kallashnikov ka akuzuar partinë në pushtet të Rusisë që po e përdor emrin e tij si slogan partie dhe ai vetë nuk e ndjente veten si partiak por mbi palët.

Leonidi, gjatë fushatës elektorale vendosi një baner të madh: “Voto për Kallashnikovin”, çka e mërziti shumë babain e armës më të famshme, i cili u thirr në Kremlin, për ta zbutur vetë presidenti rus Vladimir Putin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu