Po afrohet dita e shpalljes së fitueseve të Lotarisë Amerikane, ja disa këshilla

Më 2 Maj 2017 do të shpallen fituesit e Lotarisë Amerikane.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, me anë të një fotomesazhi i është drejtuar të gjithë qytetarëve shqiptarë të bëjnë kujdes nga personat apo zyrat e mashtrimit që thonë se mund të ndihmojnë në pajisjen e vizave.

Sipas saj, qytetarët mund të bien pre e mashtrimeve që jo vetëm do humbasin para por edhe të drejtën për të udhëtuar më në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada gjithashtu thotë se duhet të zgjidhet me kujdes personi që këshillon apo plotëson aplikimin për vizë, dhe po ashtu për procedurën e Lotarisë Amerikane.

Përshëndetje të gjithëve! Kam një mesazh të rëndësishëm për të ndarë me ju: Përpjekjet për të përdorur mashtrimin për të marrë një vizë jo vetëm që do t’ju kushtojnë juve shumë para, por kjo gjithashtu mund të thotë që ju do të jeni përgjithmonë të papranueshëm për të udhëtuar për në SH.B.A. Mos harxhoni kohën tuaj me mashtrime – dhe zgjidhni me kujdes personin që ju këshillon apo që ju plotëson aplikimin tuaj për vizë. Ka plot individë apo zyra që ofrojnë shërbime legjitime, por gjithmonë bëni kujdes nga mashtrimet. Mirëpres pyetjet tuaja sot dhe gjatë javës”, shkruan Ambasada e SHBA. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu