Po grabisnin anijen e gabuar, ja ç’u bën ushtari piratëve (VIDEO)

Disa roje private kanë hapur zjarr ndaj disa piratëve somalezë, ndërsa këta të fundit përpiqen që të hipin në një anije mallrash që ta grabisin.

Ata afrohen drejt anijes me një skaf, ndërkohë që rojat e sigurisë qëllojnë me automatik drejt tyre.

Pamjet e publikuara më 20 prill po përhapen me shpejtësi në të gjitha mediat, ndërsa ngjarja besohet se ka ndodhur në oqeanin Indian në vitin 2012.

Por edhe që nga ajo kohë sulmet e piratëve somalezë ndaj anijeve tregëtare nuk kanë reshtur, ku të shumtë kanë qenë edhe viktimat.

Aktualisht ujërat pranë brigjeve somaleze patrullohen nga anije ushtarake të caktuara nga OKB dhe NATO, për sigurinë e anijeve tregëtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu