Po nisej me limuzinë për në dasmën e Labit, e shkel vetura në parking

Në parkingun e një pompe të benzinës rrugës për në Pejë, një shofer i limuzinës që ishte pjesë e dasmës së Labit po bënte një video ku tregonte se po nisej për në dasmën e moderatorit të KTV-së.

Mirëpo, jo gjithçka shkoi mirë, pasi teksa po xhironte ai u godit nga një makinë, shkruan Gazetametro.net.

Nga kamerat e sigurisë shihet momenti kur personi goditet nga vetura teksa po qëndronte në parking. Goditja dukej mjaft e fortë, pasi ai e kishte makinën pas shpinës dhe nuk e kishte parë fare.

Mirëpo, për fatin e mirë, ai shpëtoi. Këtë e bëri të ditur vetë me një fotografi tjetër ku tregonte që po qëndronte në QKUK.

Ndryshe, ngjarja ka ndodhur dje teksa mysafirët po shkonin për në Pejë për të marrë pjesë në dasmën e Labit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu