Pogba dhe Lukaku vazhdojnë pushimet dhe ‘problemet’ , e hedhin në pishinë gazetaren e sportit (VIDEO)

Paul Pogba edhe një herë ka treguar se është person që i do shakatë, por kësaj radhe viktime e tij ka qenë një gazetare.

Lojtari gjendet ne Los Anglos me pjesën tjetër të skuadrës së Manchester United, ku do të fillojnë fazën përgatitore.

Gazetarja e ESPN, Alexis Nunes, ishte në vendin ku po qëndron klubi anglez, ku bëri një intervistë me Paul Pogban dhe Romelu Lukakun.

Romelu Lukaku së fundmi është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Manchester United dhe siç duket po kalon mirë me klubin e ri.

Gazetarja e ESPN, u bë pjesë e një loje që njihet si gurë, letër dhe gërshërë.

Kur ajo e humbi lojën, Pogba nuk priti dhe e gjuajti në pishinë.

Para ca ditëve dyshja ishin pjesë e një problemi jo të vogël, kur u ndalën edhe nga policia.

United do të luajë disa ndeshje miqësore me skuadra si LA Galaxy, Real Salt Lake, Manchester City, Real Madrid, Barcelona, Valarenga dhe Sampdoria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu