Pogradec, 49-vjeçari: E vrava gruan për xhelozi (VIDEO)

Bashkim Mekolli nuk shfaq shenja pendese, duke deklaruar në polici se e vrau të shoqen pasi ishte xheloz.

Fshati i Blacë i Pogradecit u trondit të dielën nga vrasja makabre me sqepar në kokë e Demirkë Mekollit, 49 vjeç. Një ditë më pas në polici, bashkëshorti i cili u dorëzua nga të afërmit e tij, të cilët e njihnin si njeri të dhunshëm dhe me probleme, tregon mbi motivet e krimit.

“Nuk jam penduar për atë që bëra. Ne grindeshim çdo ditë, dyshoja se ajo më tradhtonte. I kërkoja gjithmonë llogari ku shkonte, por ajo nuk më përgjigjej siç duhet. Isha xheloz dhe prandaj e vrava. Sherri me gruan nisi që në darkë dhe nuk durova dot. Mora çfarë gjeta para dhe e godita në kokë kur e pashë në oborr. Kaq mbaj mend”, mësohet të ketë deklaruar Bashkim Mekolli.

Djali 16-vjeçar i çiftit do të jetojë nën kujdesin e gjyshërve. /Top-Channel

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu