Policia konfiskon armë në afërsi të kufirit me Kosovën (VIDEO)

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar për gjetjen e një arsenali armësh në fshatin Bllacë.

Konfiskimi ka ndodhur në afërsi të rrugës rajonale në drejtim të Kosovës, në kanalin pranë një rrugë të paasfaltuar. Në raportin e policisë theksohet se janë gjetur mitralozë, pushkë automatike, granata dore, ndezëse për bomba dore dhe municion i ndryshëm.

Departamenti i Punëve të Brendshme, ka kryer hetim dhe sende janë larguar, pas të cilës, me urdhër të Prokurorit Publik të Prokurorisë Publike të Shkupit do të dorëzohen në Departamentin për Përgatitjen e Analizave Teknike./InfoShqip.com

Shiko Videon:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu