Policia ndalon 15 emigrantë në autostradën Gjevgjeli-Shkup

Pas kontrollit të një makine në autostradën Gjevgjeli-Shkup në afërsi të fshatit Udovo, mbrëmë policia zbuloi një grup prej 15 migrantëve, mes të cilëve edhe një fëmijë nga Iraki, pesë persona dhe një fëmijë nga Siria dhe një person nga Pakistani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton MPB-ja, dje në orën 7:20 zyrtarët të policisë në autostradën Gjevgjeli-Shkup në afërsi të fshatit Udovo, është vërejtur një makinë e tipit “Krajse” me targa të Velesit, me disa persona të cilët me shpejtësi të tejkaluar kanë lëvizur në drejtim të Shkupit.

Policia e ka ndaluar makinën në vendin e quajtur “Bllok 400”, ku vozitësi ka ikur, ndërsa është vërtetuar se vetura ka qenë e vjedhur vitin e kaluar.

Në makinë janë gjetur 15 migrantët të cilët janë dorëzuar në staciionin policorë në Gjevgjeli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu