Pollozhani: Këto zgjedhje nuk mund të jenë të drejta sepse ende votohet sipas ligjeve të vjetra

Kryetari i shoqatës së ish të burgosurve politik, Shpëtim Pollozhani përmes një prononcimi të tij për Zhurnal.mk lidhur me zgjedhjet lokale dhe rezultatin e tyre, ai thotë se këto zgjedhje nuk mund të jenë korekte dhe të drejta sepse akoma votohet me lista të vjetra dhe se një numër i madh i shqiptarëve akoma nuk janë në lista për votim.

“Edhe këto zgjedhje do të jenë portreti i rradhës mbi ujë, nuk mundet të besohet se këto zgjedhje do të jenë korrekte dhe të drejta derisa do të votohet me listat e vjetra, me ato qindra mijë shqiptarë të etiketuar si jorezident, të fshirë nga listat e votuesve për shkak se në letrat e njoftimit kanë një adresë të vendit ku punojnë”, thotë kështu për Zhurnal.mk Pollozhani.

Sipas tij, për të qenë zgjedhjet e drejta dhe korekte, duhet një regjistrim mirë i organizuar dhe i monitoruar nga faktori ndërkombëtarë e në këtë rast do të dihet saktë numri i shqiptarëve, maqedonasve dhe bullgarëve.

“Nuk do të ketë zgjedhje të drejta dhe korrekte derisa nuk është bërë një regjistrim i vërtetë i organizuar dhe i mbikqyrur nga faktori ndërkombëtarë me komision i cili në përbërjen e vetë do të ketë dhe përfaqësues të Shqipërisë dhe të Bullgarisë, me ç’rast do të dihej edhe numri i saktë i maqedonasve dhe bullgarëve. Asnjë votim nuk do të jetë i besueshëm derisa shqiptarët nuk kanë asnjë kontrollë mbi Entin shtetërorë të statistikave i cili ka mbi dhjetë sektorë dhe drejtori dhe shqiptarët nuk e kontrollojnë pothuajse asnjë”, thotë mes tjerave Pollozhani.

Shqetësimin kryesorë ai e ngre në këto zgjedhje për mosbashkëpunim mes partive shqiptare sepse ky mosbashkëpunim do të thellojë akoma më shumë ndarjet dhe antagonizmat.

“Tek maqedonasit zvogëlohen mundësitë për manipulim derisa shqiptarët manipulimet me ndihmën e pushtetit sapo kanë filluar me vendimin e gjykatës administrative sa i takon kontestit të Aleancës për shqiptarët. Si rezultat i mosbashkëpunimit të partive shqiptare këto zgjedhje do t’i thellojnë ndarjet dhe antagonizmat nëpërmjet shqiptarëve. Kur i ishin thënë Stalinit se shumica e rusëve votojnë për Carin, ai kishte thënë: nuk është e rëndësishme për cilin votojnë shumica, e rëndësishme është kush i numëron votat”, thekson mes tjerave për Zhurnal.mk, Shpëtim Pollozhani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu