Portieri hëngri pite gjatë ndeshjes, vjen dënimi nga Federata e Anglisë (FOTO)

Portieri i Sutton, Wayne Shaw është në telashe.

Portieri i Sutton, Wayne Shaw mund të dënohet pasi kishte ngrënë një pite gjatë ndeshjes kundër Arsenalit në FA Cup.

Në fakt, ai ka pranuar se ekzistonte një opsion në bastore që ai të ushqehej gjatë duelit me Gunners, para se ta bënte një gjë të tillë.

“Disa persona më kishin njoftuar para ndeshjes. Unë nuk kisha ngrënë asgjë gjatë gjithë ditës kështu që kam menduar se do ta ha më vonë”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Të gjitha zëvendësimet ishin kryer dhe ne ishim duke u mposhtur 2:0. Mendova që të bëj shaka me ta dhe e kam bërë”, theksoi ai.

Federata e Anglisë është duke analizuar rastin dhe mund ta dënojë portierin. /Lajmi.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu