Premierë: Gold Ag publikon këngën e re “Lidhjet farefisnore” (VIDEO)

Reperi i njohur Gold AG ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re “Lidhjet farefisnore.

“Kënga është punuar nga Ervin Gonxhi, tekstin e kam shkruar vet, teksa kënga trajton temë patriotike ku në pah janë lidhjet farefisnore mes vëllezërve shqiptarë”, kishte thënë Gold Ag ditë më parë në një prononcim për Telegrafin.

Kënga është publikuar në YouTube edhe me klip, për të cilin janë kujdesur produksioni Imagine Films.

Klipi sjell skena të bukura dhe interesante nga qyteti i lashtë i Beratit, përgjatë rrugëve të të cilit, reperi nga Presheva ka xhiruar klipin e ri.

“Lidhjet farefisnore” pritet të jetë një projekt i pëlqyeshëm nga publiku, teksa përkon edhe me festë e 28 nëntorit, e cila është muajin e ardhshëm.

Ndryshe “E dham besën”, ishte kënga e tij e parafundit në bashkëpunim me artistin Loki, e cila u mirëprit nga publiku. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu