Princesha Charlotte përdor veshje të përdorura, ja cili është detaji që zbuluan paparazzi-t

Edhe pse vetëm dy vjeç, princesha Charlotte gëzon po të njëjtin popullaritet dhe influence në fushën e modës sikundër e ëma, dukesha e Cambridge, Kate Middleton.

Por, jo vetëm, pjesëtarja më e vogël e familjes mbretërore britanike ka një pasuri prej 3 bilionë paundësh pasi që nga viti i lindjes e deri më sot, veshjet me të cilat i është prezantuar botës janë shitur me një shpejtësi marramendëse. Por, princesha ka arritur të tërheqë vëmendjen nga udhëtimi i fundit në Poloni dhe Gjermani nga një aksesor që për dashamirësit e familjes mbretërore nuk është aspak i panjohur: këpucët e saj të kuqe.

Këto këpucë nuk janë as më pak e as më shumë se këpucët që përdoret xhaxhai i saj Harry, në shumë fotografi të vitit 1986. Princeshë Diana i bleu këto këpucë nga Start Rites në vitin 1980 dhe janë të shumta fotografitë që shfaqin princin Harry me to. Ide interesante, apo jo ?! Nuk është hera e parë që princesha Kate zgjedh veshje të përdorura nga sënduku i familjes për dy të vegjlit e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu