Princesha e Tajlandës për vizitë në Maqedoni, takohet me gruan e presidentit

Princeza e Tajlandës, Maja Çakri Sirindon, me ftesë të gruas së presidentit të Maqedonisë, Maja Ivanova, ësntë në vizitë dy ditore në Maqedoni. Siç njoftojnë nga Kabineti i presidentit, gjatë kohës së vizitës së saj Sirindon ka vizituar disa nga vendet me rëndësi kulturore dhe historike në Maqedoni.

Në takim, gruaja e presidentit Maja Ivanova dhe princesa Maha Çakri kanë shkëmbyer mendime dhe ide për bashkëpunim në fushat dhe aktivitete të cilat janë me interes të përbashkët për dy vendet.

Gjatë kohës së vizitës, princeshës së Tajlandës ju nda çmimi nga ana e Fondacionit “Aleanca e civilizimeve” – Shkup.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu