Prindër kujdes! Ka filluar të qarkulloj loja e re vdekjeprurëse më e rëndë sesa “Balena Blu” (VIDEO)

Në Shtetet e Bashkuara ka filluar të qarkullojë një lojë e re vdekjeprurëse, dhe është vetëm çështje kohe kur do të bëhet “trend” edhe në Evropë.

Kjo sfidë është duke u praktikuar tek të rinjtë në masë të madhe në Shtetet e Bashkuara.

Bëhet fjalë për një sfidë ku të rinjtë i bëjnë thirrje njëri-tjetrit të lahen me ujë të nxehtë, si dhe të njëjtin ujë ta pinë me pipëz.

Por, kjo sfidë tashmë ia ka marrë jetën një vajze të vogël. Gjatë muajit të kaluar një tetëvjeçare nga Florida ka vdekur pas katër muajve pasi piu ujë të nxehtë me pipëz, sfidë kjo që ia kishte propozuar një i afërm.

Ajo kishte djegur gojën dhe fytin si dhe kishte dëmtuar sistemin respirator.

As “pjesëmarrësit” tjerë nuk kanë kaluar më lehtë, edhe pse fatmirësisht i kanë shpëtuar vdekjes.

Gjatë vikendit të kaluar një vajzë 11-vjeçe nga Bronksi, ka pësuar djegie kur miqtë e lanë me ujë të nxehtë nëpër fytyrë derisa ajo po flinte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu