“Prisja binjake, burri më zhduku njërën vajzë”, gruaja tregon torturat në Peshkopi e Greqi

Zemritja është një grua e re, nënë e një fëmije, e cila ka rrëfyer në emisionin “Shihemi në Gjyq” historinë e rëndë të jetës së saj. Ajo ka thirrur në një seancë ndërmjetësimi të atin, Veselin.

Zemritja tregon ndër të tjera se është divorcuar nga bashkëshorti prej dy vitesh, por vetë gruaja cilëson si fatkeqësinë më të madhe që i ka ndodhur në jetë, humbjen e një fëmijë. Sipas gruas, më 8 tetor të vitit 2007, në gjendjen civile të qytetit të saj ishte shpallur martesa, akoma pa u bërë fejesa, pa dijeninë e saj.

“Në 21 tetor 2007 ai iku në Greqi, në 22 tetor të nesërmen kjo martesë ishte lidhur në Shqipëri. Ndërsa në dhjetor të po atij viti vjen të lidhë martesën me mua”, – tregon Zemritja.

Ajo ka rrëfyer më tej edhe historinë që nis në Greqi, ku Zemritja ka pasur një shtatzëni me binjakë, por më pas, kur lindi, asaj i thanë që ka sjellë në jetë një fëmijë.

Për këtë ajo akuzon ish-bashkëshortin e saj, i cili tha Zemritja e ka detyruar së bashku me mjekët të shtrohet në spital një muaj para datës së parashikuar për lindje, edhe pse nuk kishte asnjë problem shëndetësor.

Ish-bashkëshorti i Zemrites ka thënë në një komunikim me mesazhe se Zemritja është me probleme mendore, por nuk ka folur asnjëherë për zhdukjen e fëmijës së tyre.

Ndër të tjera gruaja tregon për torturat që ka kaluar me të shoqin kur ishte e martuar në Peshkopi dhe kalvarin e gjatë të mundimeve që e ndoqën në Greqi. Ajo ka thirrur të atin për tu sqaruar me të, pasi në dokumentet që Zemritja ka, rezulton e martuar në vitin 1998, ndërkohë që ajo në vitin 1988 kishte lindur, pra i bie që e kanë martuar kur ishte 10-vjeçe.

Gjeni më poshtë gjithë historinë si në filma të rrëfyer nga Zemritja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu