Prokuroria Speciale kallëzon Shefqet Krasniqin për nxitje terrorizmi

Prokuroria Speciale e Kosovws ka hapur njw ccwshtje hetimore ndaj imamit Shefqet Krasniqi nw Prishtinw me akuzwn e “nxitjes pwr vepra terroriste”.

Sipas aktakuzës, imami nw fjalw veprat penale i ka kryer në vazhdimësi gjatë intervalit kohor 2011 dhe 2016.

|Sipas aktakuzës i pandehuri Sh.K. në cilësinë e imamit të xhamisë se madhe ‘Mehmet Fatih’ në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun, përmes paraqitjeve të tij tё drejtpërdrejta para publikut përmes ligjëratave të ndryshme, si dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet tjera të informimit, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve Kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame, ka shtyrë tё tjerët ta marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak e më pas të kryejnë akte terroriste, si dhe ka cilësuar disa grupe fetare si armiq të myslimanëve-sunit, duke nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mosdurim ndaj grupeve tjera fetare, të cilat jetojnë edhe në Republikën e Kosovës”., – thuhet nw njoftim.

Po ashtu, Krasniqi shkruan Telegrafi, si tatimpagues dhe pronar i biznesit N.T “Portat”, ka fshehur dhe shmangur tatimin, me dashje ka dhënë tё dhëna tё pasakta, si dhe nuk i deklaruar tё dhënat tjera lidhur me detyrimet tatimore, duke iu shmangur obligimeve tatimore në vlerë tё përgjithshme prej 20 208.57 euro. /Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu