Pronarët musliman ofrojnë ushqim pa pagesë në restaurantin e tyre në Monreal

Ushqim pa pagesë dhe buzëqeshje miqësore nuk është leht të gjesh, por këto mund ti gjesh në një restaurant të Monrealit, ku pronarët nga Iraku dhe Irani tashmë 3 vite ofrojnë ushqim pa pagesë për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë.

Punëtori i tyre nga Egjipti ishte njëri nga lypësit i cili ka insistuar që të punojë për ushqimin e ofruar, e pastaj, pronarët e kanë punësuar si kuzhinier.

Pronarët thonë se nga përvoja e tyre nën regjimin e Sadam Husainit e dinë se çfarë do të thotë të jesh i uritur dhe për këtë arsye do të mundohen të ushqejnë sa më shumë njerëz që të munden.

Vazja e pronarit ka vendosur një shënim të madh para restauranit në anglisht dhe frengjisht ku shkruan “Ushqim pa pagesë për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë”

Pronarët e këtij restaurani janë shpërngulur në Monreal në vitin 1992./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu