Protesta në Shkup, kërkohet nga Ivanov marrja e mandatit të kryeministrit

Shoqata “të Palëkundurit” sot ka bërë thirrje për protesta, të cilat do të mbahen para vilës së presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Ata kërkojnë marrjen e mandatit nga kryeministri Zoran Zaev.

Marshi protestues do të nisë në orën 17:00 para zyrës së delegacionit të Bashkimit Evropian, ku  do t’i drejtohen BE-së dhe NATO-s me 12 kërkesa.

Organizatorë të protestave janë shoqata qytetare “Rilindja”, Këshilli mbarëmaqedonas “Makedonium”, “të Palëkundurit”, “Lëvizja për vlera civile” dhe “Rruga e Vetme“./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu