Protesta paralajmërohen edhe nesër

Marsh protestues në organizim të Nismës qytetare për Maqedoni të përbashkët u mbajt sot, siç thonë, “kundër ndryshimit të Kushtetutës dhe mbrojtjes së emrit dhe thelbit të shtetit”.

Marshi filloi para Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, vazhdoi drejt zyrës të presidentit Gjorge Ivanov dhe përfundoi para Kuvendit të RM-së.

Igor Durlovski nga Nisma qytetare për Maqedoni të përbashkët e lexoi Manifestin në të cilën kërkohet nga partitë politike “ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe të obligohen se nuk do të punojnë në ndryshimin e emrit dhe thelbit të shtetit tonë”.

Nga Shoqata paralajmëruan se protesta do të vazhdojë edhe nesër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu