Protestuesit: Nuk mund të ketë në Evropë 10 shtete shqiptare, do hymë në Kuvend me forcë po qe nevoja

Protestuesit që protestuan sot para qeverisë thanë se nuk do të lejojnë që Zaev të formojë qeveri.

Ata kërkojnë që Gjorge Ivanov të mos i japë mandatin kryetarit të LSDM-së, njofton A1on.

Sipas tyre, nuk mund në Evropë të ketë 10 shtete ‘shqiptare’ dhe se nuk duhet në Maqedoni të flitet gjuha shqipe.

“Zaevi nuk do të jetë kryeministër, do të hyjmë në Parlament dhunshëm. Nuk do të lejojmë i aboluari penal të udhëheq kombin. Zaev i ka minuar themelet e Maqedonisë me çka dëshiron të ndryshojë emrin, dygjuhësinë, monedhë shqiptare”, tha ndër të tjera njëra nga protestueset. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu