Pse PSP nuk propozon masa kujdesi për të dyshuarit e rastit “Target”?

Për personat të cilat dyshohen se janë të përfshirë në përgjimet ilegale, në konferencën e sotme për shtyp nga Prokuroria Speciale Publike nuk kanë propozuar masa kujdesi.

“Nuk na pengon asgjë për të ndërmarrur masa. Vlerësojmë se nuk shenja se të njëjtit mund ta përsërisin veprën ose mund të ikin nga vendi. Nëse vërejmë diçka të tillë do të marrim masa”, është përgjigjur shkurt në pyetjen e Portalb, se pse nuk ka masa kujdesi për të dyshuarit, prokurorja special Lenç Ristovska.

Prokurorja speciale Ristovskaka potencuar se ka të dhëna edhe për përgjimin e ambasadave të ndryshme në Maqedoni.

Kush ka kryer përgjime? Në cilën mënyre? Me çfarë mjete? Me çfarë motive? Përgjigjet për këto pyetje, sot i dha prokurorja e ekipit të Prokurorisë Speciale, Fatime Fetai, gjatë elaborimit të rastit më të ri Target, në lidhje me aferën e përgjimeve të cilat u zbardhën gjatë vitit të kaluar nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev..

“10 persona të punësuar në DSK, në poste të ndryshme, që nga më të ulëtit e deri më të lartit, si bashkëpunëtorë, e kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, duke i shkelur të drejtat e qytetarëve, gjegjësisht duke i përgjuar pa urdhër gjyqësor”, tha Fetai, duke shtuar se përgjimet, të punësuarit e DSK-së i kanë kryer në periudhën prej vitit 2008-2015 nëpërmjet 3 sistemeve.

Sipas Fetait, janë ndjekur mbi 5800 numra, pa urdhër gjyqësor, ndërkaq më pas janë ndjekur edhe numrat të cilat kanë kontaktuar me të njëjtët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu